Themelimi

Me 22 Korrik 2015 në Peqin u themelua shoqata “Ideartë”  nga një rrjet shoqëror, konceptuar nga Ermir Cani për sjellur shpresë dhe fuqi te rinia dhe qyteti i Peqinit.

Ideartë u themelua në vitin 2015 si nismë e përbashkët nga grupi vullnetar i të rinjëve, përkatësisht: Izaora Çollaku, Aldo Kajo, Ermir Cani, Doralda Dushku, Denajda Dervishi, Hermes Gjinishi, Entela Çela, Ogerta Gripshi dhe Brunilda Dubali.

Disa nga anëtarët e tjerë janë: Brikida Çollaku, Franko Kateshi, Alessia Vogli, Rikardo Vogli, Patricia Vogli, Renis Resuli, Eridana Sulkja, Armand Dranga, Rigers Haremija, Sidorela Seferi, etj.

“Krijimi i grupit tonë fillimisht nisi nga një rreth shoqëror, ndanim të njëjtat mendime dhe duke parë që jetonim në një qytet historik dhe plot vlera, menduam se si mund t’i investonim aftësitë dhe mundësitë tona modeste në Peqin. Këtu lindi “Ideartë” që dëshifrohet në ide të arta, secili që ka një ide të bukur e prezanton dhe ne mobilizojmë forcat për ta jetësuar këtë ide,” Ermir Cani, konceptues dhe bashkë-themelues i grupit.

“Arsyeja e krijimit te këtij grupi ishte që të lindte një frymë e re në qytet, një frymë optimiste ku rinia të jetë më afër sportit, librave dhe aktivitetve të ndryshme social-kulturore,” Aldo Kajo, një nga themelueset e grupit “Ideartë”.

Qëllimi

Qëllimi se si filloi grupi “Ideartë”: Të gjallërohej paksa jeta e të rinjve sidomos, por jo vetëm. Duke parë përditshmërinë dhe mentalitetin paksa të mbyllur, parësore ishte të ndihej një frymë pozitive nëpër qytet, e re, e domosdoshme dhe e dobishme.

Misioni

Sa i përket misionit ne duam vetëm diçka: Çdo aktivitet yni të përcjellë mesazhe, të jetë i dashur për banorët dhe të qëndrojë në kohë, disa prej tyre të përsëriten derisa të bëhen pjesë e traditës. Dhe të jemi për brezat si referim ku mund të mbështeten, aktivizohen dhe të fitojnë kënaqësi.

Pse jo, më vonë, në vazhdim, të organizojmë edhe aktivitete jashtë Peqinit, si dhe të kemi bashkëpunime me grupe të tjera si ne.

“Të shfrytëzosh energjitë, idetë, potencialin individual për të pasuruar jetën social-kulturore të qytetit tënd me histori të lashtë. Më i preferuari ndër organizimet tona, për mua, deri tani është pasurimi i bibliotekës së qytetit me rreth 300 libra falë përkrahjes së pakusht që na ka ofruar z. Bujar Hudhri, drejtor i SHB “Onufri”. I kemi dhënë kështu mesazhin të rinjve, e jo vetëm, për të përqafuar librat, dijen, të bukurën!

Ne “Ideartët” jemi grup vullnetarësh dhe mirëpresim çdokënd që dëshiron të kontribuojë pakëz me idetë dhe aktivizimin e tij për gjallërimin e Peqinit, për tu ndierë mirë, për eksperienca të pakrahasueshme, për të lënë një gjurmë,” tha Izaora Çollaku, një nga themelueset e grupit “Ideartë”.

Aktivitetet

Grupi rinor vullnetar “Ideartë” ka nisur disa nisma bamirëse për qytetin dhe banorët e Peqinit. Shoqata Ideartë ka organizuar disa aktivitete social-kulturore për të ndihmuar qytetarët e Peqinit. Disa prej aktiviteteve përvjetore janë: Maratona me Biçikleta, Nisma humanitare “Bamirësia Nuk Të Bën Të Varfër”Librat Janë Pasuri, etj.