Maratona me Biçikleta

Shoqata “Ideartë” organizon nismën përvjetore “Maratona me Biçikleta” në Peqin për të promovuar sportin, jetën aktive dhe të shëndetshme tek të rinjtë. Kjo garë ka pjesmarrës nga dy 9-vjeçaret e Peqinit: “Demir Godelli” dhe “Adem Bedalli”,  në bashkëpunim me  Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë e qytetit.

Bamirësia Nuk Të Bën Të Varfër

Një aktivitet tjetër i përvitshëm organizuar nga “Ideartë” është ndihma për familje në nevojë në prag të festave të fundvitit. Me këtë rast kemi organizuar nismat “Dhurojmë me gjithë zemër”, “Bamirësia Nuk Të Bën Të Varfër” dhe “Peqini Dhuron”.

Pasurimi i bibliotekës së qytetit

Shoqata “Ideartë” ka ndërmarrë disa iniciativa për të zhvilluar edukimin dhe për të nxitur leximin e librave tek të rinjtë. Disa nga nismat tona janë: Librat Janë Pasuri, Kulturë Dhe Dije, Lexoni Dhe Pasurohuni.