Shoqata “Ideartë” çdo vit organizaton aktivitetin “Maratona me Biçikleta“. Kjo nismë është me qëllim për të zhvilluar aktivitete argëtuese për rininë e Peqinit, në bashkëpunim me  Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë e qytetit. Falenderojmë  organet kopetente të arsimit dhe sigurisë për mbështetjen.

Gara me biçikleta bëhet me pjesmarrës nga dy 9-vjeçaret e Peqinit: “Demir Godelli” dhe “Adem Bedalli”. Ky tur biçikletash ka disa grupe garuese në varësi të grupmoshave: gara e vajzavegara e nxënësve pjesëmarrës nga klasat 5-6; dhe gara e nxënësve pjesëmarrës nga klasat 7-8-9

Fituesve i dhurohen Certifikata Falenderimi, ndërsa vendeve të para i dhurohet edhe një çmim simbolik. Kjo Maratonë do të riorganizohet edhe në vitet në vijim, në mënyrë të krijimit të një tradite argëtuese të bukur.