Ideartë feston 1 Qershorin me fëmijët e Qendrës Burimore “MEDPAK”

Të gjithë e dinë që sot është ” 1 Qershori”, festa e bukur e fëmijëve! “Ideartë” zgjodhi të festonte sot me ata fëmijë që shpesh nuk sillen në vëmendje nga të tjerë, me fëmijët me aftësi të veçanta të cilët marrin shërbimet e nevojshme pranë Qendrës Burimore “MEDPAK” në Peqin. Dhuruam për ta lodra të ndryshme dhe libra me përrallë. Të gjithë festuam, të gjithë u kënaqëm! Continue reading “Ideartë feston 1 Qershorin me fëmijët e Qendrës Burimore “MEDPAK””

Nisma “Dhurojmë me gjithë zemër” – 31 Dhjetor 2016

Me 31 dhjetor 2016 grupi “Ideartë” realizoi nismën bamirëse “Dhurojmë me gjithë zemër” në ndihmë të familjeve në nevojë në prag të festave të fundvitit. Faleminderit të gjithë kontribuesve, falemimderit për mbështetjen! Grupi ynë sërish ishte pranë atyre që kanë më tepër nevojë dhe gjithmonë do t’i jetë sepse ajo ç’ka ne bëjmë na shpërblehet me shumë dashuri. Festa të bukura!  Continue reading “Nisma “Dhurojmë me gjithë zemër” – 31 Dhjetor 2016″

Maratona me Biçikleta – 3 Tetor 2016

U riorganizua për të dytin vit radhazi ‘Maratona me Biçikleta’, nga grupi rinor “IDEARTË” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë e qytetit. Falenderime veçanërisht dy mësuesit e fizkulturës: Brikena Kosta dhe Bledar Zyba. Fituesit e vendeve të para janë: ADELA GRIPSHI – QAZIM KARAJ – HENRI SEFA. Faleminderit gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve të cilët ishin rreth 50 të tillë.  Continue reading “Maratona me Biçikleta – 3 Tetor 2016”

Pasurimi i bibliotekës së qytetit me libra

Falenderojmë përzemërsisht drejtorin e Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ z.Bujar Hudhri për përkrahjen e idesë sonë dhe ndihmesën e menjëhershme e cila nuk u kursye, sapo u informua rreth grupit tonë rinor dhe projektit mbi librat. Me 29 shkurt 2016, Biblioteka u pasurua me 300 libra, në dispozicion prej disa muajsh të qytetarëve libërdashës. Continue reading “Pasurimi i bibliotekës së qytetit me libra”

Maratona me Biçikleta – 2 Tetor 2015

Te premten, me 2 tetor 2015 grupi rinor vullnetar “IDEARTË” organizoi: “Maratonën me Biçikleta”. Projekti jonë i rradhës u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, Policinë e qytetit dhe Bashkinë e Peqinit. Në orën 10 deri në orën 11 u zhvillua një garë me biçikleta me pjesmarrës nga dy 9-vjeçaret e Peqinit: “Demir Godelli” dhe “Adem Bedalli”.

Continue reading “Maratona me Biçikleta – 2 Tetor 2015”