Blog

Maratona me Biçikleta 2017 nga Ideartë.

Një garë midis dy shkollave 9-vjecare të qytetit të Peqinit  që u realizua për  të tretin vit rradhazi tanimë mund ta cilësojmë si një nga aktivitet të cilin nxënësit e shkollave e presin me padurim.
Maratona me bicikleta këtë vit ishtë një sukses duke patur një pjesmarrje të madhe nga të dyja shkollat 9-vjecare ‘Adem Bedalli’ dhe ‘Demir Godelli’ që numri I garuesve arriti deri në 60 nxënës.. Ky aktivitet tashmë I përvitshëm    nxënësit  e mirëpresin një javë përpara duke  bërë prova në rrugët e qytetit.

 

Faleminderit për bashkëpunimin Bashkia Peqin dhe Zyrës Arsimore!🙏
Faleminderit mësuesve: Brikena Kosta, Bledar Zyba, Ermal Puci dhe Ali Koni. 🙏
Shumë urime fituesve! 

 

 

 

 

 

Advertisements

‘Frymoj në Letër’ konkursi letrar i organizuar nga Ideartë.

‘Frymoj në Letër’ është aktiviteti I ideuar dhe realizuar për herë të parë në qytetin e Peqinit nga  shoqata Ideartë.

‘Frymoj në Letër’ u mbajt më datë 30.09.2017 në Pallatin e kulturës ‘Ferdinand Deda’ Peqin.  Ky konkurs kishte në fokus krijimet letrare   kryesisht poezi,prozë etj.  Numri I konkurrentëve ishte I lartë dhe këtu duhet theksuar se pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme të Shqipërise por edhe më gjerë. Ky konkurs u nda në dy kategori: Kategoria nën 18 vjec  dhe mbi 18 vjec.  Më poshtë do të gjeni fituesit e cdo kategorie:

 

Fituesit e “Frymoj në letër” për kategorinë nën 18 vjeç:

Vendi i parë: Havana Muça

Vendi i dytë: Hava Bullari

Vendi i tretë: Ambeta Sallufi

Çmimet inkurajuese: Darla Kosta,Egla Elezi,Oriada Sula, Irda Maci.
Fituesit e konkursit “Frymoj në letër” të kategorisë mbi 18 vjeç:

Vendi i parë: KRISTIANA MIHANI

Vendi i dytë: Alesia Makaj
Vendi i dytë: Eriola Qerkezi

Vendi i tretë: Eltona Lakuriqi
Vendi i tretë: Ferit Fixha
Vendi i tretë: Majlinda Zorba

Çmim inkurajues: Erjola Kapxhiu

 


Sic kanë cituar  Ideartët tashmë ky aktivitet pritet të jetë I përvitshëm sikurse shumë aktivitete që këta të rinj kanë realizuar. Gjithashtu ato kanë falenderuar të gjithë konkurentët, jurinë dhe të ftuarit.
Falenderime për: Sadete Balliu, Flogerta Krypi, Elisa Elezi. Veçanërisht falenderime për: Ilir Sufali dhe Esra Kadiu.
Faleminderit SH.B “Onufri” për dhuratën e çmuar ndaj fituesit si edhe mbështetjes së pakusht ndaj ideartëve.
Faleminderit për bashkëpunimin Bashkisë, Zyrës Arsimore, Qendrës Kulturore të qytetit.

Konkurrentë, fitues dhe jo fitues, të ftuar, lexues, mësues e të tjerë, FALEMINDERIT për prezencën tuaj, sot në Peqin, më 30 shtator.

E mira s’ka fund, por jemi krenarë që realizuam me sukses një aktivitet të tillë,
IDEARTË

Bashkangjitur do te gjeni poezine fituese me autore Kristiana Mihani.

“Si mimozat në Shkurt”

Cila stinë t’pëlqen ma fort?

Ajo,
e mimozave në shkurt.
Si the? mimozave? …në shkurt?!
a s’asht’ stinë pa sens?
Po ashtu!
Ashtu dhe unë
i kam pëlqy stinët pa sens.
Ato me mimoza n’shkurt
ato që çelin paprit’
e vijn’ pa pyt’
e m’marrin shpirtin tim që,
ka etje për ardhje,
…tanden ma shumë.
Si mimozat në shkurt
që, vijn’ kur zemra pret
me ik ngricat, e me
ia shiju Diellit edhe dy rreze ma fort.
Si mimozat në shkurt
që, vijn’ paprit’ e t’rrokun,
tana pjesët e thame t’dimrit
a t’vetmis’!
Mos m’shih çuditshëm hiç!
Ti je stina që e pëlqej ma fort;
si ajo e mimozave në shkurt,
që çel e, m’çel
edhe mue kur s’e pres;
kur m’jep dimra e,
unë duket se fundos’.
Je stinë e ardhjeve paprit’,
pa kohë, e t’ikuna.
Kur mendoja se,
ma e mira mi përkiste
veç vedit.
Krejt si mimozat që vijn’
kinse prandvera asht’ tu ardh e,
ikën prap me pashpresa.
Ndoshta…
Ti je mimoza ime e shkurtit.
Që vjen e, m’hap
qiellat brenda meje;
lind,
e pastaj ikën,
e unë mbes,
me do mimoza
e me nji prandverë që,
e pres,
me ardh,
në kohën e duhur.

 

Foto gjate aktivitetit (shih poshte).

Hapet konkursi letrar “Frymoj në letër”

Gazeta Prishtina Press – “Frymoj në letër” është aktiviteti i radhës i cili do të organizohet nga Ideartë! Një konkurs letrar, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë personat që kanë dhunti të shkruarin, pa limit moshe, me synimin e vetëm të promovuarit e talenteve në fushën letrare. Continue reading “Hapet konkursi letrar “Frymoj në letër””

Në Fokus: Ogerta Gripshi, të kontribuojmë të gjithë për të mirën e përbashkët

Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Ogerta Gripshi, një nga themelueset e shoqatës “Ideartë”. 

Ogerta Gripshi, lindur në Peqin në shtator 1996. Ndjek studimet e larta në ‘Universiteti Politeknik i Tiranës’. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Pjesë e ideartë që në fillimet e tij (2015).

Continue reading “Në Fokus: Ogerta Gripshi, të kontribuojmë të gjithë për të mirën e përbashkët”

Ideartë feston 1 Qershorin me fëmijët e Qendrës Burimore “MEDPAK”

Të gjithë e dinë që sot është ” 1 Qershori”, festa e bukur e fëmijëve! “Ideartë” zgjodhi të festonte sot me ata fëmijë që shpesh nuk sillen në vëmendje nga të tjerë, me fëmijët me aftësi të veçanta të cilët marrin shërbimet e nevojshme pranë Qendrës Burimore “MEDPAK” në Peqin. Dhuruam për ta lodra të ndryshme dhe libra me përrallë. Të gjithë festuam, të gjithë u kënaqëm! Continue reading “Ideartë feston 1 Qershorin me fëmijët e Qendrës Burimore “MEDPAK””

Në Fokus: Megea Vogli, krenohem me mikpritjen e banorëve të Peqinit

Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Megea Vogli, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”.  Continue reading “Në Fokus: Megea Vogli, krenohem me mikpritjen e banorëve të Peqinit”

Në Fokus: Brunilda Dubali, të vemë në dukje vlerat kulturore

Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Brunilda Dubali, një nga themelueset e shoqatës “Ideartë”.  Continue reading “Në Fokus: Brunilda Dubali, të vemë në dukje vlerat kulturore”

Në Fokus: Alessia Vogli, të kontribojmë në lartësimin e Shqipërisë

Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Alessia Vogli, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”.  Continue reading “Në Fokus: Alessia Vogli, të kontribojmë në lartësimin e Shqipërisë”