Bamirësia nuk të bën të varfër” “Dhurojmë me gjithe zemër” dhe “Peqini Dhuron” janë nisma të përvitshme të organizuara nga shoqata “Ideartë” ku mblidhen fonde, ushqime dhe ndihma që shkojnë për bamirësi. Nismat janë dedikuar për të ndihmuar familje në nevojë në prag të festave të fundvitit.

Vullnetarët e grupit “Ideartë” kontribojnë së bashku me qëllim mbledhjen e fondeve modeste dhe dhurojnë për këtë akt bamirësie. Duke iu bashkuar shpalosjes së vlerave të rëndësishme të bamirësisë dhe kontribuimit në komunitet nismat kanë qenë një shtytje që shoqata “Ideartë” të zhvillojë aktivitete me misione humanitare. Shoqata ka grumbulluar dhurata për fëmijët dhe familjet në nevojë të Peqinit.

Dhuratat përmbanin rroba, lodra, pajisje shkollore, të dedikuara fëmijëve dhe familjeve të varfëra, të cilat u shpërndanë nga vullnetarët e Shoqatës “Ideartë”, në prag të festave të fundvitit.

Advertisements