‘Frymoj në Letër’ është aktiviteti I ideuar dhe realizuar për herë të parë në qytetin e Peqinit nga  shoqata Ideartë.

‘Frymoj në Letër’ u mbajt më datë 30.09.2017 në Pallatin e kulturës ‘Ferdinand Deda’ Peqin.  Ky konkurs kishte në fokus krijimet letrare   kryesisht poezi,prozë etj.  Numri I konkurrentëve ishte I lartë dhe këtu duhet theksuar se pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme të Shqipërise por edhe më gjerë. Ky konkurs u nda në dy kategori: Kategoria nën 18 vjec  dhe mbi 18 vjec.  Më poshtë do të gjeni fituesit e cdo kategorie:

 

Fituesit e “Frymoj në letër” për kategorinë nën 18 vjeç:

Vendi i parë: Havana Muça

Vendi i dytë: Hava Bullari

Vendi i tretë: Ambeta Sallufi

Çmimet inkurajuese: Darla Kosta,Egla Elezi,Oriada Sula, Irda Maci.
Fituesit e konkursit “Frymoj në letër” të kategorisë mbi 18 vjeç:

Vendi i parë: KRISTIANA MIHANI

Vendi i dytë: Alesia Makaj
Vendi i dytë: Eriola Qerkezi

Vendi i tretë: Eltona Lakuriqi
Vendi i tretë: Ferit Fixha
Vendi i tretë: Majlinda Zorba

Çmim inkurajues: Erjola Kapxhiu

 


Sic kanë cituar  Ideartët tashmë ky aktivitet pritet të jetë I përvitshëm sikurse shumë aktivitete që këta të rinj kanë realizuar. Gjithashtu ato kanë falenderuar të gjithë konkurentët, jurinë dhe të ftuarit.
Falenderime për: Sadete Balliu, Flogerta Krypi, Elisa Elezi. Veçanërisht falenderime për: Ilir Sufali dhe Esra Kadiu.
Faleminderit SH.B “Onufri” për dhuratën e çmuar ndaj fituesit si edhe mbështetjes së pakusht ndaj ideartëve.
Faleminderit për bashkëpunimin Bashkisë, Zyrës Arsimore, Qendrës Kulturore të qytetit.

Konkurrentë, fitues dhe jo fitues, të ftuar, lexues, mësues e të tjerë, FALEMINDERIT për prezencën tuaj, sot në Peqin, më 30 shtator.

E mira s’ka fund, por jemi krenarë që realizuam me sukses një aktivitet të tillë,
IDEARTË

Bashkangjitur do te gjeni poezine fituese me autore Kristiana Mihani.

“Si mimozat në Shkurt”

Cila stinë t’pëlqen ma fort?

Ajo,
e mimozave në shkurt.
Si the? mimozave? …në shkurt?!
a s’asht’ stinë pa sens?
Po ashtu!
Ashtu dhe unë
i kam pëlqy stinët pa sens.
Ato me mimoza n’shkurt
ato që çelin paprit’
e vijn’ pa pyt’
e m’marrin shpirtin tim që,
ka etje për ardhje,
…tanden ma shumë.
Si mimozat në shkurt
që, vijn’ kur zemra pret
me ik ngricat, e me
ia shiju Diellit edhe dy rreze ma fort.
Si mimozat në shkurt
që, vijn’ paprit’ e t’rrokun,
tana pjesët e thame t’dimrit
a t’vetmis’!
Mos m’shih çuditshëm hiç!
Ti je stina që e pëlqej ma fort;
si ajo e mimozave në shkurt,
që çel e, m’çel
edhe mue kur s’e pres;
kur m’jep dimra e,
unë duket se fundos’.
Je stinë e ardhjeve paprit’,
pa kohë, e t’ikuna.
Kur mendoja se,
ma e mira mi përkiste
veç vedit.
Krejt si mimozat që vijn’
kinse prandvera asht’ tu ardh e,
ikën prap me pashpresa.
Ndoshta…
Ti je mimoza ime e shkurtit.
Që vjen e, m’hap
qiellat brenda meje;
lind,
e pastaj ikën,
e unë mbes,
me do mimoza
e me nji prandverë që,
e pres,
me ardh,
në kohën e duhur.

 

Foto gjate aktivitetit (shih poshte).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s