Gazeta Prishtina Press – “Frymoj në letër” është aktiviteti i radhës i cili do të organizohet nga Ideartë! Një konkurs letrar, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë personat që kanë dhunti të shkruarin, pa limit moshe, me synimin e vetëm të promovuarit e talenteve në fushën letrare.

Në këtë garë të artit të fjalës, mund të aplikojë çdo shqiptarë që ka pasion, thjeshtë, duke dërguar në postën elektronike: shoqataidearte@gmail.com emrin, datëlindjen dhe qytetin ku jeton, bashkëngjitur punimit të tij. Konkursi është i hapur në tre kategori: ese, prozë, poezi, ku një person mund të konkuroj edhe në të trija hapësirat njëherësh. Faza e parë, ajo e aplikimit, ka afat deri në datën 20 shtator.

11866471_953926204648825_7567461780975118076_n (1)

Pas kësaj date do të njoftohen të gjithë të përzgjedhurit për të qenë pjesëmarrës në mbrëmjen poetike e cila do të zhvillohet në fund të muajit shtator në qytetin e Peqinit. (Për aplikantët nga trojet, do të bëhet e mundur shpërndarja e certifikatave mirënjohëse me anë të Postës Shqiptare!)

“Duke i uruar suksese të gjithë konkurentëve, Ideartë është në pritje të shijojë frymën tuaj të hedhur në letër…” Drejtues ekzekutiv, Izaora Çollaku.

“Frymoj në Letër është një aktivitet i rradhës organizuar nga Ideartë, që synon të nxisi krijimtarinë, çdo njeri lind artist prandaj i kërkoj të gjithëve të gërmojnë thellë brenda vetes dhe atë çfarë ndjejnë ta pasqyrojnë në letër,” tha Ermir Cani, bashkëthemelues i shoqatës Ideartë.

“Ky konkurs letrar është një mundësi e mirë ku të rinjtë mund të shfaqin talentin e tyre në të shkruar. Në të njëjtën kohë, zhvillon aftësinë e të shprehurit lirshëm, duke i nxitur ato të ecin edhe më tej drejt rrugës së krijimit artistik. Besoj se ky do te jetë një shans i mirë për të gjithë pjesëmarrësit,” tha Patricia Vogli, pjestare e Ideartë.

feather_pen_311122

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s