Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Ogerta Gripshi, një nga themelueset e shoqatës “Ideartë”. 

Ogerta Gripshi, lindur në Peqin në shtator 1996. Ndjek studimet e larta në ‘Universiteti Politeknik i Tiranës’. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Pjesë e ideartë që në fillimet e tij (2015).

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Ogerta Gripshi: Qëllimet dhe idetë e kësaj shoqate përkonin më së miri me qëllimet dhe idetë e mija dhe mënyra më e mirë për të mishëruar idetë e mija ishte pikërisht kjo shoqatë. Të jesh ideartë nënkupton të jesh e angazhuar dhe gjithmonë e motivuar për të bërë diçka të dobishme, dëshira për të ndihmuar njerëz, për t’i bërë të lumtur, dhe për t’i argëtuar sado pak më stimuluan që t’i bashkangjitesha kësaj fryme të re në qytetin tonë.

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Ogerta Gripshi: Kam qenë pothuajse prezente në çdo projekt të ndërmarrë nga grupi. Jam munduar të jap mendimin tim dhe të jem bashkëpuntore për çdo iniciative të ndërmarrë. Duke qenë se më pelqen jeta aktive jam argëtuar shumë duke bërë diçka të mirë në funksion të komunitetit ku unë jetoj. Çdo gjë shkon për mrekulli kur gjërat bëhen me dëshirë dhe pasion.

Maratona e biçikletave është një risi për qytetin tonë ndaj mund ta cilësoj vërtetë një arritje për ne. Ne mundëm që të krijojmë një event të përvitshëm.

4 (1)

Nuk mund të lë pa përmëndur edhe ndihmat që ne shpërndajmë cdo fundvit. Është një ndihmë simbolike që familjet më të varfëra peqinase marrin, që të nisin edhe ato një vit të mbarë.

Ideartët përvec se punojnë për qëllimet, edhe festojnë datëlindjen e tyre. Një nga përvjetorët e grupit tonë ka qenë një festë vërtetë mbresëlënëse.

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Ogerta Gripshi: Në fillim u pëlqye shume ideja e grupit për faktin që askush më parë nuk kishte iniciuar një aktivitet të tillë. Në çdo nismë që ndërmarrim përcjellim lumturi dhe kjo lumturi na kthehet dyfish. Por ndjehem mirë që ideja jonë u përqafua gjërësisht madje shumë të rinjsh që duan të kontribuojnë në gjallërimin e qytetit. Me shumë punë dhe vullnet ne mund të sjellim ndihmën tonë për qytetin tonë.

3.jpg

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Ogerta Gripshi: Jam natyrë hiperaktive dhe rrjedhimisht mënyra më e mirë për ti investuar energjite e mija është pikërisht përfshirja në këto aktivitete me karakter social-kulturor. Është tashmë  një stil i ideartëvë  që  me burimet minimale të arrije rezultate te kenaqshme. Çdo aktivitet i yni ka pasur impakt pozitiv në komunitet, dhe kjo është një nga gjërat që na stimulon që ta dyfishojmë numrin e aktiviteteve. Mua më pëlqen të bëj gjithçka në emër të lumturisë  në ato aktivitete që kemi zhvilluar kemi marë dhe përcjell shumë lumturi . Një arsye tjetër pse  mbështes cdo aktivitet është sepse më pëlqen të bëj gjithcka në emër të lumturisë, dhe  pas çdo  aktiviteti sidomos ai i bamirësisë unë shikoj shumë njerëz të lumtur dhe të gëzuar  mjafton kaq për te na motivuar për të punuar më shumë.

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Ogerta Gripshi: Ne jemi një grup të rinjsh nga Peqini që më dëshirën dhe vullnetin tonë duam të ndryshojmë diçka. Ne flasim me anë të veprave tona, dhe kujdesemi që në çdo aktivitet tonin të tregojmë që edhe  rinia e qytetit tone di se si të  kujdeset për të mirën e perbashkët. Më pëlqen edhe serioziteti që tregojmë në çdo veprim tonin dhe mbi të gjitha tregojmë që ne duhet të bëjmë atë që ndiejmë dhe atë që duam të bëjmë. Kjo është një iniciativë shumë e mirë për t’ia filluar për së mbari.

1

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi? 

Ogerta Gripshi: Ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe – ka thënë nënë Tereza në një fjalim të sajin. Të tillë jemi edhe ne, me kaq mundësi sa kemi mundohemi të falim dashuri në këtë botë që askush nuk e di se cfarë ka, dhe çfarë kërkon. Askush nuk di se kë do dhe kë duhet të dojë.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?
Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Ogerta Gripshi: Mendoj se rinia është e ardhmja e një vendi, dhe i këshilloj çdo të riu që të vlersojë aftësitë dhe dhuntitë e veta e t’i përdorë ato për gjëra konstruktive. Rinia duhet respektuar  dhe vlersuar nga të gjithë, sepse çfardo që i jep rinise ajo ta kthen dyfish.

Mesazhi im është i qartë “Ndriconi ditët tuaja, bashkohu me ne, fal dashuri.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s