Të gjithë e dinë që sot është ” 1 Qershori”, festa e bukur e fëmijëve! “Ideartë” zgjodhi të festonte sot me ata fëmijë që shpesh nuk sillen në vëmendje nga të tjerë, me fëmijët me aftësi të veçanta të cilët marrin shërbimet e nevojshme pranë Qendrës Burimore “MEDPAK” në Peqin. Dhuruam për ta lodra të ndryshme dhe libra me përrallë. Të gjithë festuam, të gjithë u kënaqëm!

“Dëshiruam të përcillnim një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë shoqërinë, që këta fëmijë duhen mbështetur nga ne, duhet t’i dhurojmë dashuri dhe ndihmesën tonë nëse mundemi! Sepse, të gjithë jemi të ndryshëm në nevoja, por të gjithë jemi të barabartë!” tha Izaora Çollaku, një nga themelueset e grupit Ideartë.

Ky aktivitet u organizua veçanërisht nga Ideartë të rinj, nxënës në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Zihni Magani” dhe u mbështet nga shumë nxënës, mësues dhe banorë të ndryshëm të cilët dhanë kontributin e tyre për dhuratat e këtyre fëmijëve.

“Ishte hera e parë për mua, që u përfshiva në një aktivitet të tillë me në qendër fëmijët që e shohin botën ndryshe nga ne. Dhe mund të them me bindje që ishte një përvojë e bukur mbresëlënëse!” tha Okniva Lika, një anëtare e re e grupit Ideartë.

“Për mua ishte një aktivitet tepër i bukur, ishte hera e parë që prekja nga afër një qendër të fëmijëve ne aftësi ndryshe. Me tollumbace, lodra dhe muzikë kaluam mrekullisht këndshëm! Ishte 1 qershori më i veçantë që kam kaluar!”, tha Enxhi Xhyra, anëtare e re e grupit.

Dhurata përmbanin lodra të ndryshme, kukulla, arushë, libra për ngjyrosje, libra me përralla, bujra, tabela shkrimi, formuese, bojra, bluze, etj.

20170601_081743

20170601_084245

20170601_085427

IMG-20170531-WA0018

20170601_082624

IMG-20170531-WA0043

20170601_091008

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s