Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Megea Vogli, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”. 

Megea Vogli ka lindur në qytetin e Peqinit me 07.10.2002. Është nxënëse në shkollën “Adem Bedalli”. Në vitin 2016 u bë pjesë e grupit Ideartë. U bë pjesë e grupit vullnetar “Ideartë” sepse dëshiron që qyteti i saj të ndryshojë dhe të krijohen më shumë mundësi për rininë.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Megea Vogli: Unë vendosa të jem pjesë e shoqatës “Ideartë” sepse Peqini, qyteti im, ka nevojë për përkrahje në shumë aspekte. Duke u bërë pjesë e kësaj shoqate unë dua ta ndihmoj qytetin tim për të dhënë ndihmën dhe përkrahjen time për qytetin, sado e mëdha apo e vogël të jetë ajo.

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Megea Vogli: Njëra nga nismat e grupit është ndihma që u dhamë disa familjeve në nevojë. Ky projekt është një nga projektet më të suksesshme të grupit. Gjithashtu një projekt tjetër ka qenë zgjerimi i biblotekës së qytetit tonë ku grupi jonë u ndihmua nga persona të ndryshëm të cilët dhuruan libra. Së fundmi kemi kryer disa aktivitete për të rinjtë e qytetit.

Screenshot_2017-02-07-17-41-40

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Megea Vogli: Mendoj se aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komunave u prit shumë mirë. Banorët na përkrahën shumë, na ndihmuan dhe bashkëpunuan me ne.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Megea Vogli: Motivimi im lidhet me dëshirën e madhe për të ndryshuar e gjallëruar qytetin tim si dhe duke nxjerrë risi te cilat do të thyenin tabutë shekullore të qytetit.

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Megea Vogli: Shoqata “Ideartë” është një shoqatë e cila është krijuar për ta bërë Peqinin një qytet me të zhvilluar dhe të ndihmojë qytetarët e këtij qyteti. Me pëlqen kjo shoqatë për arsye se bashkëpunimi ndërmjet pjestarëve të saj është parësor.

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Megea Vogli: Të qenit vullnetar do të thotë të bësh punë nga te cilat nuk do të shpërblehesh monetarisht por shpirtërisht duke parë lumurinë në sytë e të tjerëve. Njëkohësisht do të ndihesh mirë për veprën bamirëse.

Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Megea Vogli: Unë si qytetare e Peqinit krenohem kryesisht për xhaminë dhe kalanë e lashtë. Ndersa sa i përket vlerave unë vlerësoj më shumë mikpritjen e banorëve të Peqinit.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Megea Vogli: Këshilla ime për të rinjtë është që të angazhohen sa më shumë në veprimtari social-kulturore të qytetit.

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Megea Vogli: Të mos dorezohemi kurrë dhe të vazhdojmë punën në mënyrë që të arrijmë rezultatet e dëshiruara.

IMG-20170313-WA0004

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s