Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Brunilda Dubali, një nga themelueset e shoqatës “Ideartë”. 

Brunilda Dubali e lindur në qytetin e Kavajës me 1 mars 1995. Rritur dhe banuese në Peqin. Shkollën fillore dhe 9 vjeçare e kreu në shkollën “Adem Bedalli” në qytetin e Peqinit. Më pas vijoi shkollën e mesme të përgjithshme “Zihni Magani” në Peqin. Tani ndjek studimet në Universtitetin e Shkencave të Natyrës, në degën e matematikës. Në vitin 2015 u bë pjesë e grupit rinorë Ideart. Ka qenë  vullnetare tek “Tirana Internacional Film” në  tetor të vitit 2016 dhe “Tirana Internacional Documentary Film” në  maj te 2017. Gjithashtu është vullnetare tek “Creative Mornings” që  zhvillohet çdo muaj në qytetin e Tiranës.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Brunilda Dubali: Pjesëtarët e tjerë të grupit rinorë Ideart, te cilët ishin shokët dhe shoqet e mi më folën për disa projekte që kishin për qytetin tonë. Dhe një nga arsyet që unë u bëra pjesë ishte që ne të sillnim diçka të re dhe ndryshe për ketë vend.

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Brunilda Dubali: Në grupin tonë jepen shumë ide dhe ne mundohemi ti vëmë në zbatim të gjithë. Por doja te cilësoja disa nga projektet më të rëndësishme që ne kemi bërë:

  1. Bamirësia që bëhet çdo fundvit për banorët në nevojë.

     2. Maratona me biçikleta, që tashmë e kemi bëre çdo vit.

12118897_468720633314264_3571855321849926259_n
15727038_647772425409083_2396383377263180796_n
Nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” organizuar nga grupi Ideartë

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Brunilda Dubali: Që në fillim kemi pasur një mbështetje nga banorët e qytetit tonë. Dhe pas çdo aktiviteti që bënim, rritej dhe dëshira jonë për të hedhur ide të  reja dhe për të bërë sa më shumë gjëra të tjera për Peqinin. Këtu doja të përmendja dhe kontributin që jep çdo banorë për bamirësinë që bëhet tashmë çdo fundvit.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Brunilda Dubali: Të bësh diçka ndryshe, ndoshta të largon nga monotonia e përditshme. Mendoj se çdo banor i Peqinit ka nevoj të dal nga kjo monotoni. Gjithashtu vendi im ka shumë vlera të çmuara kulturore dhe pse mos ti vëmë ato në dukje.

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Brunilda Dubali: Çdo çast që kalojmë së bashku nuk është humbje kohe, përkundrazi atë kohë ne e shfrytëzojmë për qytetin tonë. Harmonia, bashkëpunimi, lojrat e ndryshme që zhvillojmë janë ato që më pëlqejnë tek ky grup.

13645312_1758155157803069_7519201027412595222_n

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Brunilda Dubali: ‘Bamirësia nuk të varfëron’ ky është slogani ynë. Kjo sepse ne si grup japim shumë pak, por duke parë buzëqeshjet në fytyrat e tyre dhe falenderimet e pafund, ne marrim shumë më shumë seç kemi dhënë.

Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Brunilda Dubali: Qyteti jonë është një thesar. Ka shumë vlera, vënde dhe njerëz të çmuar. Këtu mund të përmend:

  1. mikpritja, zemërgjërësia dhe dashuria për artin dhe kulturën. Gjithashtu dhe gatimet e shijshme.
  2. Kulla e sahatit, rruga Egnatja, kalaja.

Mos harroj dhe pa përmendur se, Peqini është një nga qytet e lashta të Shqipërisë me një kulturë të pasur.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Brunilda Dubali: Këshilla ime është që; ‘Ndryshimi vjen nga ne’. Prandaj dua që çdo i ri i Peqinit të angazhohet në aktivitetet e ndryshme që ne organizojmë. Të japi idetë e tij dhe të bëj diçka ndryshe për veten dhe vendin e tij.

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Brunilda Dubali: Ne si grup kemi mundësi të bëjmë shumë e më shumë për qytetin tonë. Me mbështetjen e njeri-tjetrit ne mund të arrijmë çdo gjë.

10609506_1485849761700278_6259240475638068364_n
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s