Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Sidorela Seferi, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”. 

Sidorela Seferi ka lindur në Elbasan. Momentalisht studion në gjimazin “Zihni Magani”. Në vitin 2016 është bërë pjesë e grupit Ideartë. Ka marë pjesë në olimpiada të ndryshme gjithashtu ka marë pjesë në organizata që kanë ardhur në qytetin e Peqinit.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë” ?

Sidorela Seferi: Në fillim nuk kisha shumë njohuri në lidhje me këtë shoqatë. Pasi mora më shumë informacion më pëlqeu. Dhe një arsye pse më shtyu të mar pjesë është fakti se krahas së gjithave aktiviteteve që organizojnë për qytetin, ndihmojnë dhe familjet në nevojë.

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Sidorela Seferi: Disa nga projektet janë: Gara me biçikleta, fusha e volejbollit, ndihma për familjet në nevojë. Të gjithë këto projekte kanë pasur rëndësinë e tyre. Ka qenë një përvojë mjaft e bukur duke ditur që kemi bërë një gjë të dobishmë për banorët dhe qytetin tonë.

12075034_468722016647459_5013286222249498890_n
Gara me biçikleta, organizuar nga Ideartë

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna? 

Sidorela Seferi: Normalisht u prit mjaft mirë. Fëmijët ishin të gëzuar dhe plot dëshirë për aktivite të tjera.

Cfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Sidorela Seferi: Arsyeja për të bërë aktivite në dobi të banorëve të qytetit mjafton për të qenë pjesë e altiviteteve social-kulturore.

Cfarë ju pëlqen më tepër te shoqata Ideartë? 

Sidorela Seferi: Gjëja që më pëlqen më tepër është se të gjithë bashkë mund të ndihmojmë dhe të jemi pjesë e aktiviteteve të ndryshme në qytetin tonë. Të gjithë së bashku mund të arrijmë majat.

IMG_5602

Si e konsideroni vullnetarizimin për bamirësi?

Sidorela Seferi: Fjalën bamirësi mund ta përkufizoj si diçka hyjnorë, të dhurosh diçka e të gëzosh dikë qoftë dhe për disa minuta. Të tillë e konsideroj Vullnetarizimin për bamirësi.

Cilat janë 3vlera/vënde që vlersoni te qyteti i Peqinit?

Sidorela Seferi: 1)Pallati i kulturës i cili përdoret për aktivitete të ndryshme.

2) Kalaja edhe pse rrallë herë përdoret nga banorët

3) Lumi Shkumbin

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Sidorela Seferi: Asgjë nuk është e pamundur, duke punuar të gjithë bashkë mund të kemi një qytet të gjallëruar plot jetë.

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”?

Sidorela Seferi: Nëse në ditët e sotme ne punojmë në dobi të qytetit tonë, shumë shpejt qyteti do të ketë gjallëri.

IMG_3431

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s