Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Patricia Vogli, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”. 

Patricia Vogli ka lindur në qytetin e Peqinit. Aktualisht, është nxënëse në shkollën e mesme  “Zihni Magani”. Në dhjetor 2016 u bë anëtare e grupit “Ideartë”. Ka marë pjesë në aktivitete të ndryshme social-kulturore. Bamirësia është një nga interesat e saj, të jetë një qytetare aktive dhe të ndihmojë të tjerët.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”? 

Patricia Vogli: Ishin problematikat e qytetit të Peqinit, ato që më bënë të isha koshiente përballë tyre dhe mendova se zgjidhja më e mirë do të ishte veprimtaria dhe bashkëpunimi në grup në shoqatën “Ideartë”.

15741277_647772568742402_4254482754543149996_n
Nisma “Dhurojmë me gjithë zemër” (2016) organizuar nga Ideartë

 

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit  ku keni marrë pjesë? 

Patricia Vogli: Në fakt, projektet dhe nismat e grupit kanë qenë të shumta por duke qenë një anëtare e re, veprimtaria ime në grup  ka nisur gjatë një fushate bamirësie që ne organizuam me rastin e vitit të ri duke ndihmuar një numër të madh familjesh me ushqime e veshje. Duke punuar në grup  plot përkushtim dhe bashkëpunim, projekti u realizua me sukses dhe ne e arritëm synimin që kishim për të gëzuar sadopak ato familje.

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Patricia Vogli: Fillimisht aktiviteti gjithëpërfshirës për qytetin tim u duk jo shumë konkret dhe i besueshëm për disa qytetarë  duke menduar se kjo do të ishte diçka kalimtare që do të mbetej aty e lënë në harresë por ky nuk ishte një emocion i çastit sepse shumë shpejt çdo nismë u bë e prekshme dhe e realizueshme.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social- kulturore të grupit?

Patricia Vogli: Motivimi im bazohet në dëshirën për të hequr tek të tjerët  trishtimin në syte e tyre duke e zëvëndësuar atë me gëzim e gjallëri. Një një ndër motivet e tjera për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit është pasurimi i jetes social-kulturore të qytetit. Dëshira për të ndryshuar gjithçka e për të gjallëruar qytetin, e sidomos rininë, është mjaft thelbësore.

IMG-20170211-WA0065

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Patricia Vogli: Ajo që më pëlqen më tepër tek shoqata është dëshira për të sfiduar gjithçka sado e vështirë të jetë për tu arritur e realizuar pasi vetëbesimi dhe pozitiviteti i çdo njërit prej nesh për të bërë ndryshime të mëdha qëndron mbi gjithçka.

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Patricia Vogli: Vullnetarizmin për bamirësi e shoh si një virtyt, të cilin duhet ta gëzojë secili prej nesh. Duke qenë në statusin e vullnetarit, jo vetëm që bëjmë të tjerët të lumtur por njëkohësisht ndjehemi krenarë për veten.

Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Patricia Vogli: Edhe pse Peqini është një qytet i vogël, ai posedon një sërë vlerash dhe vendesh ku më tepër vlerësohen; Kalaja e lashtë historike dhe rruga Egnatia, që pasqyrojnë lashtësinë e qytetit tonë por edhe një virtyt, siç është bujaria e çdo qytetari.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin.

Patricia Vogli: Dëshirën  për  të gjallëruar jetën në Peqin e ka çdo e re/i ri që jeton aty por duke qenë të bashkuar e duke shpalosur idetë tona së bashku në shoqatën “Ideartë” mund të arrijmë ndryshime të mëdha në qytetin tonë sepse ndryshimi fillon nga vetë ju!!

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Patricia Vogli: Puna e palodhur dhe përkushtimi të jenë motoja jonë kryesore, për të çuar më tej synimet dhe objektivat tona.

IMG-20170303-WA0016
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s