Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Brikida Çollaku, një nga themelueset e shoqatës “Ideartë”. 

Brikida Çollaku ka lindur në Peqin, më  15/04/1998. Ka studiuar në shkollën nëntë-vjeçare “Adem Bedalli”, ku aty ka qënë gjithmonë pjesë e aktivitete  dhe konkurseve shkollore. Në një nga konkurset letrare  që zhvillohet çdo vit “Letrarët e rinj” është vlerësuar me çmimin e parë për poezinë më të mirë. Aktualisht studion në  shkollën e mesme “Zihni Magani”. Është cilësuar si një nga studentet ekselente të shkollës ku studion. Në shtator të vitit 2015 e bë pjesë e grupit “Ideart”. Për të është hera e parë që bën pjesë në një grup vullnetarësh siç është “ Ideart”.

I pëlqejnë shumë udhëtimet, natyra, librat, piktura. Në kohën e lirë i pëlqen të lexojë, të dëgjojë muzikë, të shëtisë në natyrë.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Brikida Çollaku: Gjithmonë kam qenë një tip paksa i tërhequr nga shoqëria, paksa e ndrojtur, dhe me thënë të drejtën për mua është hera e parë që ja aktivizuar në një grupi nismëtarësh vullnetarë. Ajo ç’ka më shtyu mua të bëhem pjesë e grupit është thjeshtë dëshira e madhe që kam për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

15823693_647783332074659_8458298958246327569_n
Nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” organizuar nga grupi Ideartë

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Brikida Çollaku: Për mua grupi “ Ideart” është një nga gjërat më të bukura që ndjek me plot kënaqësi. Gjithmonë jam munduar të jemë  e pranishme në projektet e krijuara nga grupi dhe pothuajse kam qenë gjithmonë pjesë e tyre. Kam marrë pjesë në takimet që ka zhvilluar grupi, në nismat e shumta siç janë : fushata bamirëse “Bamirësia nuk të bën të varfër”, ku i kemi ardhur në ndihmë familjeve në nevojë për t’i ndihmuar ato sadopak dhe për t’i bërë  të ndjehen më mirë; “Maratona me Biçikleta” ku në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe me Bashkinë e qytetit kemi bërë të mundur të realizohet ky aktivitet; Pasurimi me libra i bibliotekës sonë ka qenë një tjetër projekt ku kam marrë pjesë.

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Brikida Çollaku: Të gjitha aktivitet që kemi zhvilluar deri më sot janë pritur me shumë kënaqësi nga banorët e Peqinit. Ato kanë qënë gjithmonë pjesëmarrës të aktiviteteve dhe projekteve tona dhe kur iu është dashur nuk janë kursyer për të dhënë ndihmesën e tyre.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Brikida Çollaku: Grupi Ideart u krijua për të bërë diçka ndryshe për qytetin e Peqinit. Të gjithë ne anëtarët e grupit propozojmë ide dhe i kthejmë ato në projekte të arta për qytetarët e Peqinit. Çdo herë jemi munduar të vijmë në ndihmë të qytetarëve dhe të organizojmë diçka të re për ta. Dhe mund të them që kjo është ajo që më motivon për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit, dëshira e madhe që ne kemi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

12794923_512528972266763_1783263325924209121_o
Projekti “Pasurimi me libra i bibliotekës” organizuar nga Ideartë

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Brikida Çollaku: Dëshira për përmirësim të vazhdueshëm dhe pozitiviteti e mesazhet që përcjell!

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Brikida Çollaku: Anne Frank një herë ka thënë: “Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë”.

Dhe për mua kjo thënie është mëse e drejtë.  Askush nuk bëhet i varfër nëse dhuron diçka, e vogël apo e madhe qoftë ajo, përkundrazi ajo të bën ty njeri më të mirë dhe më te paqtë. Nuk ka gjë më të bukur në botë sesa kënaqësia që ti thellë në shpirt ndjen kur sheh që bën të tjerët të ndjehen të lumtur. Kur sheh gëzimin e madh  dhe buzëqeshjen e reflektuar në sytë dhe në fytyrën e tyre. Mendoj se të gjithë ne kemi parë njerëz rrugëve që vuajnë për bukën e gojës, të bëjnë çdo gjë të mundshme për të mbijetuar. Kështu pse mos i ndihmojmë këta njerëz?! Pse mos t’i ndihmojnë ato të ndjehen të barabartë me të gjithë?!

Për mua nuk ka njerëz të varfër dhe të pasur. Të gjithë jemi njëlloj.

Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Brikida Çollaku: Qyteti i Peqinit është një qytet plot vlera dhe vende historike, saqë është shumë e vështirë të veçoj tre prej tyre. Ajo çka vlerësoj më shumë përsa i përket vlerave janë: dashëmirësia, mikpritja, bujaria e banorëve!

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Brikida Çollaku: Qyteti jonë ka shumë e më shumë nevojë për ju. Jini dhe ju nga ato njerëz  që duan një qytet më të bukur e më të gjallëruar. Investoni energjitë tuaja në dobi të qytetit.

Ndryshimi vjen vetëm nga ju!

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”. 

Brikida Çollaku: Të mos ndalen!

FB_IMG_1495474564986

IMG_20170521_213626_529

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s