Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Alessia Vogli, një nga anëtaret e shoqatës “Ideartë”. 

Alessia Vogli ka lindur në Peqin. Ka ndjekur shkollen 9-vjeçare Adem Bedalli. Momentalisht ndjek shkollën e lartë në Londër, në degën Business Management & International Business Law. Alessia e adhuron letërsinë dhe artin shqiptar. Si feministe që është, në kohën e lirë, pëlqen të sfidojë seksizmin, dhe rracismin, pasi mendon se një shoqëri nuk do arrijë të përparojë, nese ekziston akoma pabarazia gjinore, rraciale, dhe sociale. Merret dhe me sport për të qenë në formë, po rrallë, sepse i pëlqen shumë ushqimi tradicional peqinas, “një art me vete” sipas Alessias, që e ka trashëguar nga dy gjyshet e saj të mrekullueshme, dhe gratë më të forta që ajo njeh.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Alessia Vogli: Shoqata Ideartë u krijua me qëllimin e sinqertë dhe përparimtare të disa miqve të mi në Peqin, me idenë e artë që edhe qyteti ynë i vogël ka nevojë për një shtysë në shumë aspekte, sidomos tek të rinjtë. Unë personalisht kam disa vite që jam shpërngulur në Tirane me familjen, dhe pas kësaj në Londer, ku vazhdoj dhe shkollën e lartë. Prandaj dhe u bera pjesë pak më vonë në grup, jam shumë e lumtur dhe krenare që ju bashkova, pasi si patriote që jam për vendlindjen time, dua më të mirën pa dyshim.

8

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Alessia Vogli: Nje nga projektet që më ka pëlqyer më shumë, ka qene aktiviteti që u krijua për festat e fundvitit, në ndihme të qytetarve në nevojë, dhe rikonstruktimi i bibliotekës në Peqin. Mbaj mend disa raste kur isha akoma ne 9 vjeçare, dhe kisha shumë dëshirë të vizitoja bibliotekën, por gjithmone joaktivizimi dhe librat e vjetër që kishin mbetur aty prej vitesh, ndiqeshin gjithmonë me ndonjë ‘justifikim’. Prandaj tani që biblioteka u pasurua me më shumë se 300 libra bashkohore, jam shume e lumtur, pasi une i adhuroj librat, në veçanti letërsinë shqiptare, që personalisht mendoj që vjen në të njejtin nivel me atë bashkohore, ndonjeherë edhe më e mire. Dritero Agolli, Ismail Kadare, e Migjeni jane absolutisht Gjenitë me “Gj” të madhe.

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Alessia Vogli: Sigurisht që çdo aktivitet që është ideuar nga grupi, është pritur mjaft mirë, pasi Peqinit i duhet kjo shtysë e fuqishme shumë. Harrova ta përmendja më lart, por Maratona e biçikleta që u organizua, mbetet një nga më të veçantat. Feedback-u që mu komunikua, sidomos nga kushërirat e mia të vogla që morën pjesë, ishte shumë i mirë, pasi ato, si dhe çdo moshatare e tyre, kanë nevojë që të angazhohen më shumë në aktivitete te tilla sociale. Shpresoj që në të ardhmen e afërme të kemi mundësi të kontribojmë më shumë.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Alessia Vogli: Mendoj se kënaqesia dhe energjia positive që percjellin janë më të rëndësishmet, pasi qytetaret e Peqinit, të çdo lloj moshe kanë nevojë për aktivizim më të madh në evenimente të tilla. Kjo gjë do të kontribuojë shumë në perçarjen e mentalitetit të kalbur që ekziston akoma e kësaj dite, do të ndihmoje në eleminimin e monotonisë gjithashtu.

Çfarë ju pëlqen më tepër te shoqata “Ideartë”?

Alessia Vogli: Idetë e arte nga njerez të artë! Anëtarët e grupit jane padyshim ajka e rinisë në Peqin, që motivon të tjerët të punojnë fort për realizimin e qëllimeve që kanë në jetë, që të mos ambientohen me një jetë monotone, por që të kontribojnë në lartësimin e emrit të qytetit, Shqipërisë, dhe motivimin e brezave te rinj.

IMG-20140623-WA0007

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Alessia Vogli: Une jam rritur e privilegjuar në çdo aspect falë prindërve të mi. Për këtë arsye, ata më kanë mësuar gjithmonë vlerat dhe virtytet që duhet të ketë një individ i denjë për shoqërinë tonë. Vullnetarizmi humanitar për me pak të privilegjuarit është një prej tyre. Mendoj se si organizatë jofitimprurese, kjo që kemi arritur deri tani ka qenë totalisht vullnetarizëm, pasi asnjëhere nuk kemi pasur qëllime të tjera, perveçse të bëhemi shembull dhe shtysë për të rinjtë peqinas.

660Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Alessia Vogli: Ku ta filloj më parë?! Peqini im i vogël, me vlerë të madhe. Po parafrazoj pak përgjigjen e hanxhiut peqinas, që i tha te madhes Edith Durham, ku gjatë udhëtimit të saj në Shqiperi, rastisi që të ndalonte dhe në Peqin. Vlerat e një qyteti fillojnë nga qytetarët. Jemi njerëz mikpritës, shoqëror, dhe kulinarë shumë të mirë. Nuk e gjeni në vend tjetër vajin e ullirit bio dhe gjelin e detit organik, siç e gjeni në Peqin.

Kalaja e famshme, që daton që nga koha e otomaneve, lumi Shkumbin, rrënojat e rrugës ‘Egnatia’ që shërbeu si urë lidhese mes lindjes dhe perendimit. Artistët e qytetit që njihen si artistë populli si Ferdinand Deda, Rifat Teqja, e sa shumë të tjerë. Peqini është i bekuar nga Zoti, nga ana natyrore dhe kulturore. Mungon investimi sigurisht, por le te jemi optimistë që më mirë vonë sesa kurrë. Ne si Ideartë, do bëjmë më të mirën nga ana jonë.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Alessia Vogli: Në Peqin ka shumë potencial në çdo aspekt. Jini optimistë, dhe sfidojeni veten në menyra që ju rrit si anëtarë të denjtë të shoqërisë tonë. Duajeni dhe mbrojeni natyrën e qytetin, edukoni veten për historinë e tij, dhe shkoni lexoni sa më shumë libra në bibliotekë!

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Alessia Vogli: Ashtu si dhe qyteti jonë, jemi grup i vogël, por me vlerë të madhe! Mendoj se në një kohë ku vazhdon të na mbyse ‘miku’, korrupsioni dhe smira politike, Ideartët duhet ta vazhdojnë punën më fort se kurrë në ndihmë të banorëve të qytetit dhe humanizmit.

15727038_647772425409083_2396383377263180796_n
Nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” organizuar nga grupi Ideartë
12794923_512528972266763_1783263325924209121_o
Projekti “Pasurimi me libra i bibliotekës” organizuar nga Ideartë
cropped-12118897_468720633314264_3571855321849926259_n.jpg
“Maratona me Biçikleta” organizuar nga shoqata “Ideartë”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s