Ne jemi një grup rinor me ide të arta, kështu që kemi krijuar shoqatën tonë “Ideartë” në shërbim të banorëve të Peqinit, qytetit dhe Shqipërisë. Në Fokus sjell storie pozitive nga të rinjtë vullnetarë dhe komuniteti ynë që na frymëzojnë. Kësaj here po ju prezantojmë Aldo Kajo, një nga themeluesit e shoqatës “Ideartë”. 

Aldo Kajo i lindur në qytetin e Peqinit me 13 maj 1995. Shkollën fillore dhe 9 vjeçare e kreu në qytetin e Peqinit në shkollën “Adem Bedalli”. Vijojë shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin publik “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Tashme ndjek studimet për Inxhenieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Krahas studimeve të larta Aldo është çertifikuar nga instituti lidershipit në Tiranë mbi lidershipin.

Në 2015 ishte një nga themeluesit e grupit rinorë Ideartë bashkë me shumë shokë e shoqe të tij.

Çfarë ju shtyu të jeni pjesë e shoqatës “Ideartë”?

Aldo Kajo: Arsyeja e krijimit te këtij grupi ishte që të lindte një frymë e re në qytet, një frymë optimiste ku rinia të jetë më afër sportit, librave dhe aktivitetve të ndryshme social-kulturore.

Cilat janë disa nga projektet dhe nismat e grupit ku keni marrë pjesë? Fol pak më tepër për përvojën tuaj në to.

Aldo Kajo: Me krijimin e grupit punë rrodhën siç u priste. Ideartët vendosën në jetë 3 projekte për një hark kohor 3 mujorë te cilat ishin:

1- pasurimi i biblotekës së qytetit me libra të rinj, të mundësuara nga shtëpia butuese “Onufri”.

2-Maratona me biçikleta.

3-Bamirësia në fundvit që tashmë është bërë e përvitshme.

20161122_140127

Si u prit aktiviteti nga banorët e Peqinit dhe komuna?

Aldo Kajo: Si grup Ideartët në fillim u pritën edhe mirë edhe me skepticizëm  nga qyteti por me aktivitetet e kryera mendimi ndryshoji.

Çfarë ju motivon ju për të qenë pjesë e aktiviteteve social-kulturore të grupit?

Aldo Kajo: Ajo çfarë më motivon të jem pjesë e Ideartë është fryma optimiste dhe e gjallë që kemi si grup dhe gatishmëria për tu mobilizuar për të përkrahur ide të reja ose ide të arta.

Si e konsideroni vullnetarizmin për bamirësi?

Aldo Kajo: Vullnetarizmi për bamirësi është shenjë humanizmi dhe ne jemi koshjent që bamirësia s’të nxjerr nga ajo gjendje e mjerë por u munduam që të ndihmojmë sa do pak familjet në nevojë. Dhe për këtë arsye u jemi shumë mirënjohës gjithë individëve apo bisneseve të Peqinit qe kontribuan.

Cilat janë 3 vlera/vënde që vlerësoni te qyteti i Peqinit?

Aldo Kajo: Tre vlerat që ka Peqini si qytet janë:

1) mikëpritja (që na karakterizon si gjithë Shqiptarët).

2) Njerëz qeflinjë.

3) ka histori të lashtë.

Tre vendet që vlerësoj janë:

1) kalaja e cila është dëshmitare e hershmërise së kësaj treve.

2) Lumi i cili e përshkron mes për mes Peqinin dhe Shqipërine (siper lumit je gegë posht lumit je toskë).

3) Parku me pisha që ndodhet buzë lumit e cila është nje pikë “turistike” për ne qytetarët e zonës por fatkeqsisht po humbet dalë-ngadalë.

Këshilla juaj për të rinjtë që të angazhohen në zbukurimin e jetës në Peqin?

Aldo Kajo: Të rinjtë e qytetit që të zbukurojnë jetën e tyre duhet të vijnë me një mentalitet tjetër ku të mos shikohen si idhull të fortët e qytetit por njerzit e shquar që ka nxjerr Peqini siç Ferdinand Deda dhe Rifat Teqja në Muzikë. Murat Manahasa në Shkencë dhe siç janë vëllezërit Bujar dhe Ferid Hudhri në fushën e letërsisë dhe artit. Apo siç janë edhe shumë sportistë që ka nxjerrë Peqini si Daniel Godelli.

Mesazhi juaj për grupin “Ideartë”.

Aldo Kajo: Mesazhi im për grupin Ideartë është vazhdimi i punës me ide të reja të arta dhe pse jo shtrirja e Grupit përtej qytetit të Peqinit.

20160414_195540

14468606_612772518884552_8513046272319033242_o
Disa nga vullnetarët e shoqatës “Ideartë”
11866471_953926204648825_7567461780975118076_n (1)
Projekti “Pasurimi me libra i bibliotekës” organizuar nga Ideartë
15741277_647772568742402_4254482754543149996_n
Nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” organizuar nga grupi Ideartë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s