“Ne ‘Ideartët’ jemi një grup vullnetarësh dhe mirëpresim çdokënd që dëshiron të kontribuojë pakëz me idetë dhe aktivizimin e tij për gjallërimin e Peqinit, për tu ndierë mirë, për eksperienca të pakrahasueshme, për të lënë një gjurmë.”

 – Izaora Çollaku, një nga themelueset e grupit “Ideartë”

“Arsyeja e krijimit te këtij grupi ishte që të lindte një frymë e re në qytet, një frymë optimiste ku rinia të jetë më afër sportit, librave dhe aktivitetve të ndryshme social-kulturore.”

– Aldo Kajo, një nga themeluesit e grupit “Ideartë”

“Krijimi i grupit tonë fillimisht nisi nga një rreth shoqëror, ndanim të njëjtat mendime dhe duke parë që jetonim në një qytet historik dhe plot vlera, menduam se si mund t’i investonim aftësitë dhe mundësitë tona modeste në Peqin. Këtu lindi “Ideartë” që dëshifrohet në ide të arta, secili që ka një ide të bukur e prezanton dhe ne mobilizojmë forcat për ta jetësuar këtë ide.”

– Ermir Cani, konceptues dhe një nga themeluesit e grupit “Ideartë”

Advertisements